Fakulteti i Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, ka organizuar trajnimin dyditor “CCN Bootcamp”, për studentët e interesuar rreth kësaj teme.
Organizimi u hap nga dekani i fakultetit prof.dr. Arben Ahmeti, ndërsa u mbajt nga prof.Shpejtim Nuredini.
Gjatë prezantimit studentët u njoftuan më detajisht për rrjetet, si përdoren ato, cilat janë sfidat që mund të hasin gjatë punës me to dhe mënyra se si ato klasifikohen.
Ky aktivitet kontribuon në rritjen e njohurive praktike të studentëve dhe përgatitje më të mire për tregun e punës.

