Është mbajtur trajnimi me temën “Monitorimi, dokumentimi dhe sigurimi i cilësisë së praktikës klinike”,
nga Fakulteti i Shkencave Shëndetësore në Kolegjin AAB.
Trajnimi u hap nga dekani i Fakultetit të Shkencave Shëndetësore prof. Idriz Sopjani, i cili theksoi
rëndësinë e rolit institucional në zhvillimin, standardizimin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të
praktikës klinike, si një komponent kyç i përgatitjes profesionale të studentëve.
Sesioni u udhëhoq nga Edona Gara koordinatore për mësim; Edona Shala koordinatore për cilësi;
Gramos Ahmeti koordinator për praktikë klinike.
Ky trajnim shërbeu si një platformë profesionale për shkëmbim përvojash, diskutim dhe formulim
rekomandimesh konkrete, duke kontribuar drejtpërdrejt në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së
praktikës klinike dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.


