Fakulteti i Shkencave Shëndetësore më 7 prill organizon Konferencë Ndërkombëtare

28 Mars 2025

Me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit (7 prill 2025), Fakulteti i Shkencave Shëndetësore organizon konferencë ndërkombëtare me moton: “Roli dhe sfidat e profesionistëve shëndetësor në përmirësimin e sigurisë së pacientëve. Praktikat klinike, edukimi dhe ndikimi i politikave shëndetësore.”

Konferenca fillon nga ora 09:00, në Qendrën Mediale në Kolegjin AAB. Të drejtë pjesëmarrje kanë të gjitha profilet shëndetësore dhe jo-shëndetësore që kanë interes për të mësuar rreth rolit dhe sfidave të profesionistëve shëndetësor.

Aplikimi për pjesëmarrje bëhet përmes emailit: [email protected]

Konferenca është e akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës: për pjesëmarrje aktive me 20 pikë dhe për pjesëmarrje pasive 15 pikë.

Share: