Fakulteti i Shkencave Sociale dhe QAPI mban trajnime me edukatorët e kopshteve

9 Dhjetor 2023
The Faculty of Social Sciences and QAPI hold training sessions with kindergarten teachers

Me temën “Zhvillimi i kurrikulës duke përfshirë komponentet e vlerësimit në fëmijërinë e hershme dhe mësimi i bazuar në projekte”, Fakulteti i Shkencave Sociale në bashkëpunim me Qendrën për Aftësim Profesional dhe Inovacion ka organizuar trajnime me edukatoret e kopshteve, me të cilat Kolegji AAB ka marrëveshje paraprake.

Në këto trajnime kanë marrë pjesë edhe studentet e diplomuara nga Fakulteti i Shkencave Sociale që janë punësuar tashmë si edukatore.

Qëllimi i trajnimeve ishte të krijohen metoda të reja të punës për rritjen e kreativitetit, lehtësimin e punës së edukatoreve dhe qasjes me fëmijët etj. Ato po zhvillohen me profesoreshat Lirika Bërdyna Syla, Violeta Buza dhe Diana Qarkaxhija.

Share: