Fakulteti i Shkencave Sociale i Kolegjit AAB ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me institucionin parashkollor “Dija-S”. Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunimin për zhvillimin e pjesës praktike të studentëve të Shkencave Sociale në këtë institucion, duke ndikuar në aftësimin dhe zhvillimin profesional të fushës së edukimit parashkollor.
Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua në hapësirat e Kolegjit AAB nga dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, prof.dr. Hysen Kasumi dhe nga drejtoresha e institucionit parashkollorë, znj. Selvigona Jasiqi Hoxha.