Fakulteti i Shkencave Sociale ndau certifikata për studentët pjesëmarrës në trajnimin “Korniza e kurrikulës së Kosovës dhe kurrikulat bërthamë”

5 Qershor 2018

Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, pas përfundimit me sukses të trajnimit tre-ditorë në temën “Korniza e kurrikulës së Kosovës dhe kurrikulat bërthamë”, që u ligjërua nga prof. Fadil Latifi, janë pajisur me certifikata nga dekani i këtij fakulteti, prof. Hysen Kasumi.

Me këtë rast prof. Kasumi në fjalën e tij përshëndetëse tha se ky trajnim kishte një rëndësi të veçantë për studentët e vitit të IV-të, pasi që ata janë në fund të studimeve të tyre dhe se duhet të jenë të përgatitur për mënyrën e zbatimit të kurrikulës së re në punën e tyre profesionale në të ardhmen.

Në anën tjetër, edhe studentët u ndanë të kënaqur nga ky trajnim, nga i cili thanë se mësuan shumë gjëra rreth zbatimit të kurrikulës së re.

Doruntina Drenovci dhe Besarta Shatri, studente pjesëmarrëse në këtë trajnim pohuan se ky aktivitete në Kolegjin AAB ishte inkurajues dhe shumë i nevojshëm për studentët që do punojnë në arsimin parafillorë.

Share: