Është organizuar një aktivitet profesional nga Fakulteti i Shkencave Sociale në degën e Kolegjit AAB në Ferizaj, për të shënuar Ditën Botërore të Familjes. Tema e këtij aktiviteti ishte “Roli i familjes dhe edukatorëve në zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve në fëmijërinë e hershme”. Aktivitetin e udhëhoqi prof. ass.dr. Fadil Latifi duke prezantuar hulumtimin e tij në lidhje me rëndësinë e edukimit të fëmijëve në moshat e hershme në familje, si dhe në institucionet parashkollore.
Pjesë e panelit ishte edhe prof. ass. dr. Osman Buleshkaj i cili elaboroi në detaje synimet kryesore të bashkëpunimit të familjes me institucionet parashkollore, rolin e prindërve në zhvillimin dhe edukimin e fëmijëve si dhe modalitete praktike për prindërit se si t’i qasemi edukimit të fëmijëve të moshave të hershme.
Panelistet (drejtoresha të kopshteve) Hyrmete Hyseni, Krenare Sadiku, dhe Alije Sojeva ishin mjaft produktive duke prezantuar gjendjen aktuale dhe sfidat në institucionet e tyre parashkollore. Studentët patën rastin të parashtrojnë pyetje dhe të shprehin opinionet e tyre në lidhje me temën e trajtuar.