Dekanja e Fakultetit të Shkencave Sociale Saranda Shatri ka nënshkruar shtatë marrëveshje bashkëpunimi me institucione arsimore, kryesisht kopshte.
Këto marrëveshje mundësojnë që studentët të realizojnë praktikën profesionale gjatë studimeve, por edhe të kenë mundësi për punësim në bazë të përgatitjeve që tregojnë.
Marrëveshjet janë nënshkruar me: Kopshti “Eni-Edu-Ars” me drejtoreshë Ymrane Lila, kopshti “Dea” me drejtoreshë Ymrane Zeqiri, kopshti “First Step Kids Academy” me drejtoreshë Ganimete Sejdiu, kopshti “DUANA” me drejtoreshë Haxhere Krasniqi, kopshti “Ishulli i Fëmijëve” me drejtoreshë Fatime Bytyqi, kopshti “Ama” me drejtoreshë Miranda Quni dhe Fondacioni “BONEVET” me drejtoreshë Edita Bytyqi.