Fakulteti i Shkencave Sociale organizon aktivitet me rastin e 1 Qershorit

1 Qershor 2025

Studentet e vitit të tretë në Fakultetin e Shkencave Sociale, kanë organizuar një aktivitet të veçantë me fëmijët e një kopshti në Fushë Kosovë, me rastin e 1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve.

Ky aktivitet u zhvillua me shumë entuziazëm dhe përkushtim nga ana e studenteve, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe argëtuese për më të vegjlit.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të sjellë gëzim tek fëmijët dhe të theksojë rëndësinë e kujdesit dhe dashurisë për ta në këtë ditë kaq të veçantë.

Share: