Në kuadër të lëndës “Mësimi Praktik” me profesoreshën Diana Qarkaxhija, studentet e Fakultetit të Shkencave Sociale kanë realizuar aktivitet praktik me fëmijët e moshave 4-5 vjeç nga kopshti “Ishulli i Fëmijëve” në Prishtinë.
Tema e aktivitetit ishte “Profesionet”, ku përmes lojës dhe bashkëveprimit patën mundësinë të njihen me botën e profesioneve në mënyrë argëtuese dhe zhvilluese.
Ky aktivitet ishte një shembull i shkëlqyer i teorisë dhe praktikës, i cili jo vetëm që i ndihmoi studentet të aplikojnë njohuritë e fituara, por edhe solli shumë buzëqeshje tek fëmijët.