Dekani i Fakultetit Juridik në Kolegjin AAB Mentor Lecaj dhe kryetari i Gjykatës Themelore të Gjakovës Nikollë Komani, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.
Përmes saj ofrohet realizimi i punës praktike të studentëve nga Fakulteti Juridik në këtë gjykatë dhe degët e saj. Kjo do zgjeroj ekspertizën profesionale nga praktika, që lidhet me programin e fakultetit dhe përgatitjen profesionale për juristët e rinj.
Gjithashtu në këtë marrëveshje parashihet edhe pjesëmarrja e gjyqtarëve në aktivitetet e ndryshme të Fakultetit Juridik bashkë me organizimin e konferencave, tryezave të diskutimit, punëtorive etj.