Fakulteti Juridik dhe Gjykata Themelore nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi që parasheh realizimin e praktikës për studentët

16 Maj 2024
The Faculty of Law and the Basic Court sign a cooperation agreement that foresees the implementation of internships for students

Dekani i Fakultetit Juridik Mentor Lecaj dhe kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës Albina Shabani-Rama, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Realizimi i punës praktike për studentët në këtë gjykatë, duke përfshirë degët e saj në komunat e Lipjanit, Podujevës, Fushë Kosovës, Drenasit dhe Graçanicës është një nga pikat themelore të marrëveshjes, bashkë me realizimin e aktiviteteve, konferencave, tryezave të diskutimit etj.

Të gjitha pikat në marrëveshje kanë për qëllim ngritjen profesionale dhe zgjerimin e bashkëpunimit mes dy palëve.

Share: