Fakulteti Juridik i Kolegjit AAB dhe USAID realizojnë projektin “Drejtësia Komerciale”

1 Qershor 2022

Në kuadër të bashkëpunimit mes Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB me USAID për realizimin e projektit “Drejtësia Komerciale”, dje u finalizua simulimi i dy rasteve në aspektin civil dhe penal, sipas procedurës së ndërmjetësimit si metodë alternative dhe veprimtari jashtëgjyqësore e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve e rregulluar me ligj. Në përcjellje të këtij aktiviteti simulues, ishin prezent edhe përfaqësues të programit Drejtësia Komerciale, profesorë dhe studentë.

Studentët të cilët realizuan procedurën e ndërmjetësimit treguan performancë të shkëlqyeshme dhe me këtë rast u pajisën edhe me certifikata nga USAID dhe Kolegji AAB.

Share: