Fakulteti Juridik i Kolegjit AAB nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Drejtësisë

19 Maj 2023
The Faculty of Law of the AAB College signed a cooperation agreement with the Academy of Law

Fakulteti Juridik i Kolegjit AAB i përfaqësuar nga dekani Veton Vula dhe profesori Fatmir Qollakaj kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Drejtësisë. Thelbi i kësaj marrëveshje është mundësia e mbajtjes së praktikës nga studentët e Kolegjit AAB në këtë akademi, por edhe vizita studimore, organizim të tryezave, seminareve dhe prezantimeve profesionale të përbashkëta.

Gjithashtu janë paraparë edhe ligjërata nga ekspertët e Akademisë së Drejtësisë për studentët e Kolegjit AAB rreth temave që lidhen me këtë fushë, sidomos në pjesën praktike të implementimit të së drejtës.  

Share: