📢 Sot u nënshkrua një marrëveshje e rëndësishme bashkëpunimi ndërmjet Fakultetit Juridik të AAB dhe Gjykatës Themelore të Pejës! Dekani Mentor Lecaj dhe kryetari i gjykatës, Armend Berisha, formalizuan këtë marrëveshje që do të sjellë mundësi praktike për studentët tanë, duke përfshirë edhe degët e gjykatës.
✅ Pjesëmarrja e gjyqtarëve në aktivitetet akademike, organizimi i tryezave dhe konferencave, si dhe forma tjera të bashkëpunimit, do të pasurojnë përvojën arsimore dhe profesionale të studentëve tanë.
#AAB #FakultetiJuridik #MarrëveshjeBashkëpunimi #PraktikaProfesionale #EksperiencëStudentore