Zv/ drejtori i përgjithshëm i Agjencisë për Pronësi Industriale Avdi Krasniqi, Sadije Topojani nga sektori i Pronësisë Intelektuale nga Dogana e Kosovës dhe Sahit Svirca nga Inspektorati i Tregut, kanë mbajtur ligjëratë në Kolegjin AAB në lidhje me rëndësinë e Pronësisë Intelektuale (IP).
Tema e kësaj ligjërate ishte “Të kuptojmë rëndësinë e Pronësisë Intelektuale (IP) në promovimin e inovacionit dhe kreativitetit, dhe të eksplorojmë lloje të ndryshme të IP’së dhe rëndësinë e tyre”.
Nga kjo ligjëratë u shkëmbyen përvoja të rëndësishme nga rrafshi teorik dhe praktik për të drejtat e pronësisë industriale mes studentëve të Fakultetit Juridik dhe ligjëruesve.