Fakulteti Juridik i Kolegjit AAB shënon Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut

12 Dhjetor 2022

Fakulteti Juridik i Kolegjit AAB, ka organizuar konferencë në Ditën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut, me të ftuar special zv/ministrin e drejtësisë të Maqedonisë së Veriut, prof. dr. Agim Nuhiu.

Përveç temës rreth mekanizmave dhe instrumenteve mbrojtës të drejtave të njeriut, u diskutua edhe në lidhje me praktikat e zbatimit të të drejtave të njeriut në Republikën e Maqedonisë.

Studentët patën pyetje për z. Nuhiun, në lidhje me zbatimin e të drejtave të njeriut dhe funksionimin e ligjit nëse ato shkelen nga individë të ndryshëm.

Share: