Fakulteti Juridik nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë për Ndihmë Juridike

13 Maj 2022

Dekani i Fakultetit Juridik të Kolegjit AAB, Prof. Ass. Dr. Veton Vula dhe drejtoresha e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas znj. Anita Kalender, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje studentëve të Fakultetit Juridik do të ju mundësohet të kryejnë punë praktike në zyret e kësaj agjencie nëpër të gjitha komunat e Kosovës.

Përfaqësuesit e kësaj marrëveshje zotohen se do të angazhohen me të gjitha kapacitetet në mënyrë që kjo marrëveshje të gjejë zbatim sa më të suksesshëm.

Share: