Me qëllim forcimin e aftësive profesionale të studentëve dhe krijimin e mundësive të reja për ta, është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes Fakultetit të Psikologjisë dhe shoqatës “Dëgjo Zërin Tim”.
Përmes kësaj marrëveshje, studentët e Fakultetit të Psikologjisë do kenë mundësinë të marrin pjesë në pratikë profesionale, të përfshihen në aktivitetet e shoqatës dhe të bashkëpunojnë me ekspertë të fushës.
Ky bashkëpunim synon rritjen e kompetencave të tyre profesionale, duke i përgatitur për tregun e punës në sektorin e shëndetit mendor dhe shërbimeve sociale.


