PROFESORI FATMIR RAMADANI MERR PJESË NË “CEEPUS WEEK” NË UNIVERSITETIN E GRACIT

6 Nëntor 2025

Profesori i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Kolegjin AAB, Fatmir Ramadani, mori pjesë në “CEEPUS Week” në Universitetin e Gracit në Austri, me ftesë të Qendrës për Studime Inter-Amerikane.

Ligjërata ndërkombëtare me profesorë nga Evropa Qendrore

Gjatë këtij aktiviteti akademik ndërkombëtar, profesori Ramadani bashkëpunoi me profesorë nga universitete të ndryshme të Evropës Qendrore, duke shkëmbyer përvoja dhe ide rreth metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor.

Prezantimi i ligjëratës në fushën e letërsisë amerikane

Në kuadër të programit, profesori Ramadani prezantoi ligjëratën me temën: “Evolving Representations of Racial Prejudice and Discrimination in American Literature: From Twain to Angelou”,

Shkëmbim idesh dhe plane për bashkëpunime të ardhshme

Në përmbyllje të aktivitetit, profesori Ramadani mori ftesë për pjesëmarrje në takimin e radhës të CEEPUS Week, dhe zhvilloi diskutime të frytshme me profesorët pjesëmarrës për bashkëpunime akademike, ligjërata të përbashkëta dhe projekte kërkimore me Kolegjin AAB dhe universitetet partnere ndërkombëtare.

Share: