Federata e Bodybuilding & Fitnessit të Kosovës, në bashkëpunim me Kolegjin AAB, përkatësisht Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit, organizuan garën e radhës “Kupa e Kosovës dhe Mbarëkombëtare në “Fitness Challenge”.
Kjo ngjarje u zhvillua në Sallën e Sporteve të Kolegjit AAB, ku morën pjesë shumë garues nga Kosova dhe Shqipëria.
Garat u mbikëqyrën nga refereët ndërkombëtarë, të cilat i shpalli të hapura dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit Fatmir Pireva dhe kryetari i Federatës së Bodybuilding & Fitnessit të Shqipërisë Rando Kukeli.
Fitues në këto gara dolën: Arben Sadikaj (vendi i parë, student në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit), Arianit Ibrahimi (vendi i dytë, pjesëtar i FSK), Shkëlqim Miftari (vendi i tretë, ish student në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit).
Fituesi i garës, Arben Sadikaj, do ta përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Ballkanik, i cili do të mbahet në Podgoricë, më 25–27 maj.