Me 27 dhe 28 gusht në Zllakuqan të Klinës është mbajtur Kampionati i Kosovës në Not, i organizuar nga Federata e Notit të Kosovës dhe Fakulteti i Kulturës Fizike në Kolegjin AAB.
Në këtë kampionat morën pjesë mbi 200 notar në të gjitha kategoritë, për dy gjinitë dhe të gjitha grupmoshat.
Kampionati u organizua në bazë të standardeve të Federatës Ndërkombëtare të Notit dhe fituesit morën pikë të cilat ju shërbejnë për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare.
Ndërsa mirënjohjet për kontributin e dhënë u ndanë nga dekani Fatmir Pireva dhe gjyqtarët e tjerë të pranishëm.
Federata e Notit të Kosovës ka falënderuar Fakultetin e Kulturës Fizike dhe Sportit në Kolegjin AAB për bashkëpunimin dhe ndihmën në organizimin e këtij kampionati.