Kanë filluar trajnimet pa pagesë për studentët në përdorimin e aplikacioneve të Microsoft Office, të organizuara nga Qendra e Karrierës dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB. Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, Jusuf Qarkaxhija, në fillim të trajnimit iu uroi mirëseardhje studentëve, duke u thënë se kjo është hera e parë që janë të hapura edhe për fakultetet e tjera.
Ky trajnim do të mbahet i ndarë në tre grupe, ndërsa do zgjasë për tri javë ku secili student do certifikohet për pjesëmarrje dhe për rezultatet e arritura.
Pakoja e trajnimit përmban zhvillimin e shkathtësive në përdorimin e aplikacione të Microsoft Office: MS Word, MS Excel, MS PowerPoint, MS Access.