Ka filluar implementimi i Programit Arsimor Ekzekutiv në Dizajnin e Brendshëm dhe Inovacionin e Produktit, i hartuar nga profesorët e Kolegjit AAB në bashkëpunim me profesorët nga Universiteti i Bolonjës, Universiteti Politeknik i Milanos, profesionistë nga Shehu Academy dhe ekspertë vendor.
I mbështetetur nga USAID Kosovo Compete Activity, ky program, është duke u realizuar në formë hibride, ku kandidatët e përzgjedhur në këtë program janë nga akademia dhe nga industria e përpunimit të drurit që filluan të ndjekin modulet sipas programit nga profesorët vendor dhe ndërkombëtar.