Fillon rrugëtimi i diskutimeve serike “N’sferë t’mendjes” për studentët e Kolegjit AAB

27 Nëntor 2024

Në Teatrin Kamertal të Kolegjit AAB, është realizuar ngjarja e parë që hap serinë e diskutimeve “N’sferë t’mendjes” me titullin “Mendja drejt suksesit”.
Profesoreshat e Fakultetit të Psikologjisë Arvesa Studenica dhe Arlinda Gashi, hapën këtë diskutim me studentët e Kolegjit AAB, ndërsa sollën njohuritë e tyre në fushën e shëndetit mendor dhe folën për çështje të ndryshme si: definicioni i mendjes së shëndoshë, mekanizmat për menaxhim të gjendjeve emocionale, frymëzimi, vendosja e qëllimeve, rëndësia e mentalitetit pozitiv, etj.
Fokusi i diskutimit ishte në fuqizimin e të rinjve për të tejkaluar sfidat dhe për të ndërtuar mentalitetin që udhëheq drejt sukseseve profesionale dhe personale.
“Mendja drejt suksesit” krijoi hapësirën për frymëzim dhe pati ndikim të thellë te pjesëmarrësit. Ngjarjet si kjo do vazhdojnë të organizohen për studentët e Kolegjit AAB, të cilat shërbejnë si mundësi e jashtëzakonshme për të zgjeruar horizontet e tyre duke mësuar nga shembuj real që forcojnë motivin për të ndjekur ëndrrat që kanë.

Share: