Ka filluar Shkolla Verore 2025, organizuar nga Kolegji AAB në kuadër të projektit “EU Bussiness Law”, financuar nga Erasmus +, e cila ka si synim rritje e kapaciteteve akademike dhe profesionale të studentëve dhe pjesëmarrësve në fushën e legjislacionit evropian të biznesit.
Gjatë datave 21–25 korrik, pjesëmarrësit do të ndjekin ligjërata dhe sesione praktike mbi temat si: Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA), punësimi dhe tregu i punës në BE, mbrojtja e konsumatorit dhe të dhënave personale (GDPR), konkurrenca dhe standardet evropiane.
Qëllimi i këtij aktiviteti është pajisja e pjesëmarrësve me njohuri praktike dhe teorike mbi rregullat dhe mekanizmat e funksionimit të tregut evropian, duke ndihmuar në përgatitjen e tyre për sfidat dhe mundësitë e integrimit evropian.
Programi udhëhiqet nga prof. Donat Rexha, në cilësinë e koordinatorit të projektit, dhe përfshin ligjërues me përvojë të gjatë në fusha relevante si prof. Pranvera Dalloshi, prof. Mentor Borovci, dhe prof. Bashkim Rrahmani.