Fillon zbatimi i projektit MORIN nga Erasmus+ me Kolegjin AAB si partner

2 Shkurt 2024
The implementation of the Erasmus+ MORIN project begins with AAB College as a partner


Ka filluar zbatimi i projektit Mobility Integration for Recognition (MORIN) i financuar nga Erasmus+ i Bashkimit Evropian, në të cilin Kolegji AAB është partner.
Ky projekt synon të harmonizojë objektivat mësimore të lëndëve të ndryshme ndërmjet universiteteve partnere nga vendet e rajonit për të lehtësuar lëvizshmërinë e studentëve ndërmjet këtyre universiteteve. Në këtë projekt janë përfshirë Fakulteti i Gjuhëve të Huaja dhe Fakulteti i Shkencave
Kompjuterike nga Kolegji AAB.
Deri tani janë zhvilluar dy ditë takimi në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali” si bartës i projektit, ku morën pjesë universitetet partnere në këtë projekt, në mesin e tyre edhe profesori nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike Ersan Hamdiu dhe profesori nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja Aleksandar Takovski.
Gjatë javëve në vijim në kuadër të këtij projekti do të mbahen trajnime për aftësimin e stafit akademik në përditësimin dhe harmonizimin e lëndëve. Trajnimet do të mbahen në Olomouc të Çekisë dhe në Ohër ku do jenë prezent sërish përfaqësuesit nga Kolegji AAB.

Share: