Jeta Xharra, drejtuese e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese – BIRN, ka zhvilluar bashkëbisedim me studentët e Fakultetit të Komunikimit Masiv – Gazetari në Kolegjin AAB.
Ky bashkëbisedim i organizuar nga Qendra për Karrierë e Kolegjit AAB, përfshiu ndarjen e përvojave të Jeta Xharrës si gazetare hulumtuese ndër dekada. Ajo tregoi për sfidat që ka hasur, rezultatet që ka arritur dhe çfarë ndikimi ka pasur në jetërat e qytetarëve me profesionin që ushtron.
Jeta tha se gazetaria e saj bazohet në tri parime kryesore: të jetë e saktë, e balancuar dhe e paanshme.
Për studentët që ishin të pranishëm Jeta dha një mesazh që të bëhen gazetarë të dobishëm, duke nënkuptuar shërbimin dhe raportimin në të mirë të komunitetit.
Studentët parashtruan dhjetëra pyetje për Jetën në lidhje me gazetarinë hulumtuese, gjasat për kërcënime, pasojat, debatet politike, emisionet televizive etj.