AAB – vendi ku studentja Gentrita Xhemajli gjeti pasionin dhe karrierën drejt gazetarisë

13 Gusht 2025

Gentrita Xhemajli, studente në Fakultetin e Komunikimit Masiv në nivelin Master në Kolegjin AAB, arriti të gjej pasionin dhe të nis karrierën drejt gazetarisë gjatë studimeve.

Ajo zgjodhi këtë fakultet ku fitoi njohuri të gjera për komunikimin dhe gazetarinë. Sot, ajo ndihet e përgatitur akademikisht për të kontribuar me profesionalizëm në këtë fushë.

Kolegji AAB i ofroi asaj mundësi të shumta si pjesëmarrje në konferenca, trajnime, hapësira për praktikë, të cilat e ndihmuan të rritet në aspektin profesional dhe personal.

Për Gentritën, AAB është një hapësirë ku ndërtohet rruga e suksesit, zbulohen pasionet dhe përgatitesh për jetën pas studimeve.

Ajo beson se për të gjithë ata që dëshirojnë të studiojnë Gazetarinë, Kolegji AAB është zgjedhja më e mirë dhe më cilësore në vend.

Share: