Qendra e Karrierës së AAB-së në bashkëpunim me GIZ DIMAK në emër të qeverisë gjermane, mbajti trajnimin e radhës për studentët e Kolegjit AAB.
Në këtë trajnim studentët mësuan mbi mënyrat e të shkruajturit CV, letër motivuese dhe hapat e një përgatitje të suksesshme për intervistë pune.
Trajnimi u mbajt nga trajnerja Arnisa Aliqkaj, ndërsa pjesë e këtij trajnimi ishte edhe Maria Kostomay, udhëheqëse e projektit DIMAK në GIZ, e cila u shpreh e kënaqur me interesimin e studentëve për të mësuar disa prej këtyre teknikave të paraqitjes sa më dinjtioze të tyre për treg të punës. Studentët në fund zhvilluan edhe simulime të intervistave.