Gjykata Kushtetuese e Kosovës ishte pikëndalesa e radhës e vizitave studimore të Fakultetit Juridik

24 Prill 2019

Në kuadër të lëndës “E drejta e medias”, studentët e Fakultetit Juridik të udhëhequr nga mësimdhënësja Flutura Kusari, vizituan Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

Temë e diskutimit gjatë realizimit të kësaj vizite ishte mënyra e organizimit të kësaj Gjykate, procedurat për zgjedhjen e gjykatësve, procedurat lidhur me trajtimin dhe zgjedhjen e kërkesave për vlerësim të kushtetutshmërisë pranë kësaj gjykate, transparenca e gjykatës në trajtimin e lëndëve dhe komentimi i tyre.

Studentët parashtruan pyetje rreth natyrës së ankesave të paraqitura pranë kësaj gjykate e sidomos rreth transparencës së gjykatës dhe raportin e saj me media.

Share: