Në vazhdën e “Alumni Talk” këtë radhë në Teatrin Kamertal ishte i ftuar gjykatësi për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë Ngadhnjim Arrni. Ai ishte student i Fakultetit Juridik në Kolegjin AAB në nivelin master, duke u bërë kështu një nga storiet e suksesit të radhës për të diplomuarit ndër vite. Gjatë ligjëratës së tij Arrni tregoi përvojën ndër vite, sfidat për të arriturat e deritanishme dhe sukseset e shënuara. Mesazhi i tij për studentët e Fakultetit Juridik ishte që të ndjekin punën praktike sepse ajo e bën të mundur punësimin dhe zgjon interesimin për profesionin që zgjedhin. Gjithashtu Arrni për studentët e pranishëm shtoi se duhet të punojnë me zell në fushën e drejtësisë, sepse kanë fuqinë për të ndikuar në shoqëri.
Studentët parashtruan pyetje të shumta për Arrnin në lidhje me rastet që ka pasur në pozitën që mban, rrugën që ka ndjekur, opinionet e tij rreth zbatimit të drejtësisë në Kosovë etj.