Granit Gruda mbajti ligjëratë për studentët e Fakultetit Ekonomik mbi sukseset dhe sfidat e të bërit biznes

27 Janar 2022

Ndërmarrësi i suksesshëm, Granit Gruda, ishte i ftuari i radhës për studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB për të shpalosur rrugëtimin e tij disavjeçar mbi sukseset dhe sfidat deri tani të kompanisë që ai drejton.

Gjatë ligjëratës së tij, z. Gruda falënderoj dhe përgëzoj Kolegjin AAB për iniciativat e tilla të bashkëbisedimit me studentët e programeve të ndryshme dhe çmoj interesimin e tyre për pjesëmarrjen.

“Bashkeveprimi në mes të sektorit privat dhe institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë, sikurse në këtë rast me Kolegjin AAB, është hallkë shumë e rëndësishme për fillimin e krijimit të sistemit kombëtar të inovacioneve në Kosovë. Shpresoj që sadopak mund të jem frymëzues për të gjithë ju në lidhje me mundësitë reale dhe të matshme për ndërmarrjen e iniciativave biznesore në Kosovë, me tendencë zgjërimi për në tregjet ndërkombëtare”.

Në fund, pyetjet dhe diskutimi me studentë e bënë këtë ligjëratë edhe më dinamike.

Share: