“Gratë, politika dhe ideologjia” – Realizohet sesioni i dytë me radhë në Konferencën e Studimeve Gjinore në Kolegjin AAB

5 Maj 2023

Është mbajtur sesioni i dytë me radhë në konferencën e studimeve gjinore, e cila po mbahet në Kolegjin AAB. Në këtë sesion u fol rreth pjesëmarrjes së gruas në politikë e vendimmarrje, me të ftuara edhe nga Maqedonia e Veriut, të cilat treguan ndryshimet dhe ngjashmëritë të përfaqësimit të grave në politikë atje dhe në Kosovë.

Tema tjera të cilat u diskutuan ishin edhe: Fuqizimi i grave në lidhje me politikën; faktorë që mundësojnë ndryshimin, roli i gruas në proceset politike, stereotipi i gruas në politikën e Maqedonisë së Veriut etj.

 Ky sesion u moderua nga Albulena Brestovci dhe Elsa Zyberaj.

Share: