Muaji i “Guest Speaker” që po mbahet në Kolegjin AAB, ka sjellur një tjetër ndërmarrëse të suksesshme në Kosovë, Blerina Mati.
Ajo përmes një ligjërate tregoi për studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, në lidhje me kompaninë “B Ideas”, kompani kjo që ofron strategji marketingu, konsulenca dhe ide. Ajo gjithashtu tregoi për sfidat që kanë gratë ndërmarrëse në Kosovë, si paragjykimet dhe probleme tjera të përditshme.
Studentët patën pyetje për Blerinën, rreth asaj se çfarë e bën kompaninë e saj më të besueshme, cilat janë synimet në të ardhmen dhe për angazhimin e ekipit që punon.
Ky aktivitet u mbajt në kuadër të lëndës “Biznesi ndërkombëtar”, i udhëhequr nga profesoresha e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, Shqiponja Nallbani.