Hapet ekspozita “Les ells des jeux” nga Ambasada Franceze në Kolegjin AAB

26 Shtator 2024

Ekspozita e cila flet për kontributin e grave në sport ndër vite dhe triumfet e tyre në Lojëra Olimpike, po mbahet në Kolegjin AAB, e organizuar nga Ambasada Franceze në Kosovë.
Kjo ekspozitë sjell përmes fotografive ndikimin e madh dhe të pazëvendësueshëm që kanë pasur gratë në Lojërat Olimpike, duke dalur të parat në sporte të ndryshme.

Gjithashtu hapësirë e veçantë iu dedikohet edhe grave që udhëheqëin institucione sportive, federate ndërkombëtare apo kombëtare, ose klube të mëdha.

Pjesë e kësaj ekspozite janë edhe kampionet e Kosovës: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, ku nënvizohen sukseset e tyre të mëdha dhe fitoret e njëpasnjëshme në gara të mëdha botërore.

Share: