Në Kolegjin AAB është hapur zyrtarisht Java Ndërkombëtare e Stafit, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare akademike që organizohet në vend.
Kjo javë do zgjas deri me 6 mars 206, dhe përbën një platformë të fuqishme bashkëpunimi ndëruniversitar, duke e vendosur institucionin nikoqir në qendër të rrjetëzimit akademik evropian dhe më gjerë.
Dita e parë e Javës Ndërkombëtare të Stafit filloi me ceremoninë zyrtare të hapjes, e moderuar nga prorektorja e Kolegjit AAB, Venera Llunji dhe me fjalën e rastit të rektorit, Prof. Blerim Olluri, i cili theksoi rolin e jashtëzakonshëm të javës në promovimin e bashkëpunimit strategjik, shkëmbimit të praktikave më të mira dhe fuqizimin e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë.
Pas hapjes së javës, përfaqësuesit e universiteteve prezantuan institucionet e tyre, programet studimore dhe mundësitë e bashkëpunimit. Kjo hapësirë shërbeu në ndërtimin e partneriteteve të reja dhe thellimin e atyre ekzistuese.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen nga afër me hapësirat dhe infrastrukturën e Kolegjit AAB, duke parë nga brenda kapacitetet moderne që mbështesin mësimdhënien dhe kërkimin shkencor.
Organizimi i Javës Ndërkombëtare të Stafit në Kolegjin AAB, përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme për institucionin dhe arsimin e lartë në Kosovë. Kjo javë është dëshmi konkrete e angazhimit për ndërkombëtarizim, cilësi dhe bashkëpunim afatgjatë.



