Hapet Konferenca Studentore Shkencore e Fakultetit të Komunikimit Masiv dhe Fakultetit të Administratës Publike

27 Maj 2023
The Scientific Student Conference of the Faculty of Mass Communication and the Faculty of Public Administration opens

E titulluar “Informimi, politika dhe e vërteta në epokën e pas të vërtetës” është hapur konferenca e gjashtë studentore shkencore e Fakultetit të Komunikimit Masiv dhe Fakultetit të Administratës Publike. Kjo konferencë do zhvillohet në bashkëpunim edhe me studentët e Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit të Universitetit të Tiranës nga niveli master.

Dekani i Fakultetit të Komunikimit Masiv Hasan Saliu në fjalën hapëse të konferencës tha se është kënaqësi e veçantë të shoh cilësinë e abstrakteve që janë pranuar në këtë konferencë nga studentët, por edhe vazhdimësia që ka pasur kjo konferencë e nisur disa vite më parë së bashku me Departamentin e Komunikimeve të Universitetit të Tiranës.

Edhe dekani i Fakultetit të Administratës Publike Petrit Bushi, shtoi se është nder i madh të flas para një grupi studentësh të përkushtuar që janë të gatshëm të ndikojnë dhe të krijojnë ndryshime pozitive në botën tonë.

Kjo konferencë do të zhvillohet në 4 panele të ndryshme ku studentët do prezantojnë punimet e tyre, në fund secili prej tyre do certifikohet në një tjetër ceremoni të ndarë.

Share: