Hapet thirrja për shkëmbim studentor në Universitetin Masaryk, Çeki

28 Mars 2025

Kolegji AAB fton studentët e fakulteteve të mëposhtme të aplikojnë për një mundësi shkëmbimi akademik në Universitetin Masaryk, Brno, Çeki, në kuadër të programit Erasmus+.

-Fakulteti Juridik;
-Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit;
-Fakulteti i Gjuhës Angleze;
-Fakulteti Ekonomik.

Kush mund të aplikojë?

-Studentët e regjistruar në semestrin 2 deri në semestrin 5 të nivelit Bachelor (BA) ose Master (MA);
-Studentët që posedojnë njohuri të gjuhës angleze në nivel B2 ose më lartë;
-Studentët që kanë notë mesatare 8.5 ose më lartë.

Linku për aplikim: https://docs.google.com/forms/d/1lcoGPf43MmWpBA-e0Bk79O7RnjXf_xK_cdxeJZmgglQ/viewform?edit_requested=true

Afati i aplikimit është i hapur deri më 8 prill 2025, ndërsa intervistat zhvillohen më 10 prill nga ora 11:00, në Sallën e Profesorëve (kati 3, Kolegji AAB).

Aplikimi bëhet vetëm permes emailit të Kolegjit AAB dhe jo emailit personal.

Share: