Pasioni i madh për teknologjinë e shtyu që të fillonte studimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Kolegjin AAB, ndërsa për Erik Hadrin në atë kohë filloi edhe rrugëtimi profesional.
Ai ndërtoi një karrierë solide 10 vjeçare në sektorin IT, duke punuar në kompani dhe institucione të ndryshme.
Sot, ai është një Full Stack Programmer i suksesshëm, i angazhuar në projektë ndërkombëtare me kompani në SHBA.
Ai e cilëson Kolegjin AAB si shtyllë të rëndësishme në formimin e tij profesional, duke theksuar mbështetjen e ofruar nga dekanati dhe stafi akademik, për të cilën thotë se ka ndikuar në përparimin e tij si student.
Eriku, është shembulli konkret se si puna, arsimi cilësor dhe përkushtimi sjellin suksesin.
AAB vazhdon të nxjerr kuadro dhe të krijojë profesionistë të përgatitur për tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.