Në kuadër të projektit HomoDigitalis, në të cilin është partner edhe Kolegji AAB, gjatë muajit qershor, në qendrën për studime ndërdisiplinore të Universitetit të Sarajevës u mbajt ngjarja me titull: Shkencat Humane Dixhitale, Mediat Arsimore dhe Praktika e Mësimdhënies në Arsimin e Lartë.
Takimi mblodhi partnerët nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe BE, duke përfshirë prezantime mbi rezultatet e projektit, zhvillimin e kurrikulave me aftësi digjitale, laboratorët e Edukimit Digjital dhe Humaniteteve Digjitale, si dhe platformat e mësimit online (MOOC). Pjesëmarrja u mundësua edhe online, përmes platformës Google Meet, duke përfshirë të gjithë partnerët që nuk ishin të pranishëm fizikisht.
Projekti është i financuar nga Erasmus+.