Instituti AAB

  • Instituti për Hulumtime dhe Aftësim AAB është trup i konstituuar nga Senati i Kolegjit AAB. Detyra e këtij instituti është plotësimi i komponentit kërkimor shkencor të Kolegjit AAB.
  • Instituti për Hulumtime dhe Aftësim AAB udhëhiqet nga koordinatori për hulumtim
  • Koordinatori për hulumtime i përgjigjet drejtpërdrejt rektorit.
  • Në kuadër të Institutit funksionojnë Qendra kërkimore-shkencore, përkatësisht: Qendra për Zhvillim dhe Prognoza Ekonomike, Qendra për Hulumtime në Drejtësi, Kriminalistikë dhe Siguri, Qendra për Hulumtimin e Opinionit, Qendra për Hulumtime Kulturore- Gjuhësore, Qendra për Hulumtime në Sport si dhe Qendra Kulturore.
  • Aktiviteti i Qendrave kërkimore – shkencore koordinohet nga koordinatori i Institutit për Hulumtime dhe Aftësim AAB, në koordinim me dekanin e fakultetit përkatës, në kuadër të të cilit ose ndërlidhur me të cilin funksionon Qendra Kërkimore-Shkencore.
  • Koordinatori në bashkëpunim me rektorin në baza gjashtëmuajshe dizajnon politikat e zhvillimit të punës kërkimore-shkencore në nivel të institucionit dhe në bashkëpunim me koordinatorët e qendrave hulumtuese harton politikat e detajuara operative, përfshirë ndarjen e fondeve për qendrat kërkimore-shkencore, identifikimin, miratimin dhe dinamikat e projekteve në raport me nevojat e universitetit dhe orientimin e projekteve hulumtuese në raport me organizatat dhe bizneset vendore dhe ndërkombëtare. Në bashkëpunim me dekanin e fakultetit përkatës, prorektori dhe koordinatori i Deskut Informativ në nivel të Institutit harton nevojat e fakulteteve përkatëse për realizimin e punës kërkimore-shkencore dhe për aftësimin e angazhimin e stafit akademik në punë kërkimore-shkencore.
    Instituti për Hulumtim dhe Aftësim AAB ka ndërtuar në vitin 2009 formën e organizimit të qendrave hulumtuese, duke dizajnuar skemat e zhvillimit të karrierës për hulumtuesit dhe punëtorët e rinj shkencorë, përmes një forme standarde në të cilën përfshihet përshkrimi i secilës qendër hulumtuese, qëllimet e qendrës, nismat për projekte, metodologjia e punës, ndikimi i projekteve në zhvillimin e karrierës, fazat e zhvillimit të projekteve për hulumtuesit e rinj, identifikimi i hulumtuesve të rinj, përfshirja e tyre në punë kërkimore-shkencore, përcaktimi i profilit të hulumtuesve të rinj etj.
    Duke qenë një institucion i arsimit të lartë, AAB, përmes skemës organizative të Institutit AAB i ka dhënë një rëndësi të veçantë ndërlidhjes së kërkimit shkencor me mësimdhënien. Kjo ndërlidhje ka shkuar në dy drejtime kryesore:
  • Puna kërkimore shkencore bëhet në koordinim me njësitë akademike me qëllim të përmbushjes së komponentit kërkimor-shkencor krahas komponentit akademik dhe me qëllim të përfshirjes sa më të madhe të stafit akademik të niveleve të ndryshme dhe studentëve në punën kërkimore-shkencore
  • Puna kërkimore shkencore e qendrave hulumtuese bëhet me qëllim të avancimit të mësimdhënies, mësimnxënies, përmes organizimit të kërkimeve të ndryshme, anketimit të studentëve dhe analizimit të të dhënave, në interes të forcimit të komponentit akademik dhe planifikimit më të mirë të zhvillimit të vetë Kolegjit AAB.

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19