“Inovacioni nëpërmjet të dhënave” trajtohet para studentëve të Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB

26 Prill 2022

Në kuadër të Javës Globale të Inovacionit dhe Kreativitetit u zhvillua debat në lidhje me temën “Inovacioni nëpërmjet të dhënave” ku studentët e Fakultetit Ekonomik patën mundësi të diskutojnë me të ftuarin z.Shkëlqim Meqa, drejtor i departamentit për të Dhëna dhe Analiza në Raiffeisen Bank Kosovë.

Gjatë prezantimit z.Meqa theksoi rëndësinë e të dhënave në menaxhimin e bizneseve të sotme por edhe mundësitë që nëpërmjet të dhënave të përmirësohen proceset ekzistuese, si dhe të krijohen procese dhe modele të reja të biznesit. Në këtë debat u trajtuan edhe tema në lidhje me rëndësinë e të dhënave të mëdha, intelegjencës biznesore si dhe trendeve të fundit të infrastrukturës së menaxhimit të të dhënave.

Diskutimi përfundoi me një measazh domethënës për studentët, “Krijo dicka të re dhe bëj që të dhënat të punojnë për JU”!

Share: