Instituti AAB për kontabilistë dhe auditorë të certifikuar

Instituti AAB për Kontabilistë dhe Auditor të Certifikuar (Instituti AAB) si shoqatë
profesionale e kontabilitetit/auditimit është themeluar në vitin 2016 si organizatë jo-qeveritare
dhe jo-fitimprurëse. Si organizata më e re profesionale e kontabilitetit dhe auditimit e licencuar
nga Këshilli Kosovar për Raportim Financiar (KKRF) dhe e akredituar nga Autoriteti Kombëtar i
Kualifikimeve (AKK), Instituti AAB është anëtar me të drejta të plota në Federatën Mesdhetare
të Kontabilistëve (FCM).
Instituti AAB përfaqëson profesionistë me cilësi dhe etikë të lartë profesionale të cilët janë të
angazhuar në sektorë të ndryshëm publik, privat, institucione lokale dhe qendrore në Republikën
e Kosovës, si dhe në firmat e kontabilitetit dhe të auditimit vendor dhe firmave globale me seli
në Kosovë.
Instituti AAB bën përpjekje të vazhdueshme për të rritur ndërgjegjësimin në arritjen e
standardeve më të larta të ekselencës në profesionin e kontabilitetit dhe auditimit dhe synon që të
mbroj interesin publik. Po ashtu Instituti AAB inkurajon anëtarët e vet të fitojnë njohuritë,
aftësitë dhe vlerat që ata të bëhen anëtarë të profesionit të kontabilitetit dhe auditimit, si dhe t’i
ruajnë dhe t’i zhvillojnë ato njohuri, aftësi dhe vlera gjatë gjithë karrierës së tyre profesionale.
Instituti AAB sipas marrëveshjes me KAPLAN PUBLISHING ka të drejtën e përkthimit dhe
shypjes së literaturës, prandaj për trajnimet e veta përdorë literaturën më bashkëkohore të
publikuar nga KAPLAN PUBLISHING.

Misioni
Misioni i Institutit AAB është që të njihet në Kosovë si ofrues i trajnimeve profesionale të
cilësisë së lartë i cili aplikon dhe promovon standardet më të larta të kontabilitetit, auditimit,
etikës dhe qeverisjes së mirë, i cili përkrah anëtarët e vet me qellimin përfundimtar të avancimit
të interesit publik.

Vizioni
Vizioni i Institutit AAB është që të bëhet lider në Kosovë për ofrimin e shërbimeve cilësore për
kualifikimet profesionale dhe shërbime tjera të specializuara, duke arritur anëtarësimin në FNK
dhe organizatat rajonale të qëllimeve të ngjashme.

 

Programet Certifikuese
Instituti AAB ofron trajnime profesionale në këto programe:

Kontaktet:

Tel: +383 48 999 133 +383 48 999 073
Email: [email protected]

Web-Faqe: http://www.institutiaab.org/