Në një organizim të përbashkët me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ), në Kolegjin AAB filloi aksioni për dhurimin vullnetar të gjakut nga studentët dhe stafi i këtij institucioni, nën moton: “Dhuro gjak, shpëto jetë”.
Koordinatorja e aksionit, mësimdhënësja Teuta Bujupi tha se që në fillim të aksionit të sotëm u vërejt një gatishmëri e madhe e studentëve, stafit akademik dhe punonjësve tjerë për të kontribuar në këtë aksion.
Për të gjithë dhuruesit e sotëm, krahas stafit të Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut, janë angazhuar edhe stafi professional i Fakultetit të Infermierisë, por edhe stafi i ambulancës së AAB-së.
Kolegji AAB është kontribuesi më i madh në dhurimin e gjakut, nga të gjitha institucionet e arsimit në Kosovë, ndërsa aktivitete të këtilla organizohen 2-3 herë gjatë vitit. Aksioni i sotëm do të zgjasë deri në orën 14.00.