Sot është mbajtur dita e fundit e Panairit të Edukimit, ku mori pjesë edhe Kolegji AAB në edicionin e 15-të të këtij organizimi. Edhe gjatë kësaj dite është parë interesimi i vazhdueshëm rreth Kolegjit AAB nga maturantët, të cilët u informuan për programet dhe mundësitë që kanë nga ky institucion.
Këtë vit përveç prezantimit të programeve e mundësive të studimit, Kolegji AAB solli edhe rulotën e cila iu ofronte zbritje të gjithë të interesuarve deri në 15%.