Ish studenti i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, në programin Gjuhën Angleze, Petrit Çitaku, ka nisur studimet e doktoratës në Universitetin “Ss. Cyril and Methodius”, në Fakultetin e Filologjisë “Blaze Koneski” në Shkup.
Hulumtimi i tij doktoral fokusohet në analizën e diskurist të titujve të artikujve shkencorë. Gjatë studimeve në Kolegjin AAB, ai ka qenë një student i shkëlqyer, duke dëshmuar angazhim të vazhdueshëm në të gjitha aktivitetet akademike dhe jashtëkurrikulare, përfshirë edhe konferencat shkencore.
Në rrugëtimin e tij akademik, ai është mbështetur nga profesorët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, të cilët e kanë ndihmuar me mentorim, përkrahje metodologjike dhe udhëzim në zhvillimin e kapaciteteve kërkimore.
Kjo arritje është një dëshmi e cilësisë së programit studimor në AAB dhe përkushtimit të stafit akademik për përgatitjen e studentëve për sfida të avancuara shkencore dhe profesionale.