Projekti studentor “Bëhu një mik, jo një bullizues” është projekt i financuar nga Kolegji AAB dhe i implementuar nga studentët e nivelit bachelor të Fakultetit të Gjuhës Angleze.
Paneli i dytë dhe i fundit në këtë projekt u zhvillua duke trajtuar fenomenin e bullizmit në institucione arsimore, masat që duhet ndërmarr dhe përballjen sa më të lehtë karshi personave bullizues.
Në këtë panel morën pjesë Arbenisa Berisha Gashi, psikologe nga Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim, profesori nga Fakulteti i Gjuhës Angleze, Niman Dreshaj, Ardijan Krasniqi, lider i grupit United Towards Arts dhe Leart Halili, student i gjuhës angleze.
Paneli kishte moton “Ndaje Storjen tënde”, një inicative për fuqizimin e viktimave duke ndarë storjet nga përvoja e tyre mbi këtë dukuri.