Diploma e Kolegjit AAB është dëshmuar disa herë ndërkombëtarisht dhe kjo bën që studentët përveç tregut të punës në vend të mendojnë edhe për atë global.
Një nga shtetet më të zhvilluara në botë si Kanadaja ka njohur tashmë diplomën e Kolegjit AAB përkatësisht të studentit Dorant Keçmezi, i diplomuar në Fakultetin Ekonomik niveli bachelor.
Doranti së fundmi ka diplomuar në nivelin master në programin Marketing Management në Seneca College në Toronto.
Suksesi i Dorantit është një mesazh për të gjithë studentët e tjerë të Kolegjit AAB se rrugët për sukses janë të hapura pas diplomimit edhe jashtë kufijve të vendit.