Fakulteti Ekonomik, Fakulteti i Shkencave Kompjuterike, Fakulteti i Psikologjisë, Fakulteti i Administratës Publike dhe Fakulteti i Shkencave Sociale në përputhje me statutin kanë mbajtur mbledhjet e radhës të Këshillave të Fakultetit.
Në këto mbledhje u diskutuan inputet e Zyrës së Sigurimit të Cilësisë nga takimet e mbajtura me studentët, si dhe inputet e përfaqësuesve të industrisë me të cilat dekanatet përkatëse kanë realizuar takime formale dhe joformale.
Këshillat e Fakulteteve kanë aprovuar rishikimin dhe përmirësimin e programeve aktuale të studimit dhe anë aprovuar hartimin e programeve të reja të studimit, në përputhje me ndryshimet e fundit në fushën akademike dhe tregun e punës. Gjatë takimeve, janë diskutuar dhe vlerësuar ndryshimet e mundshme në plan programet e studimit, janë rishikuar dhe përpunuar rezultatet e të nxënit, si dhe janë azhurnuar syllabuset e programeve aktuale të studimit dhe ato të programeve të reja.
Një pjesë thelbësore e diskutimeve në të gjitha mbledhjet ishte rishikimi i metodave të mësimdhënies me studentin në qendër, por edhe aplikimi i metodave të reja të mësimdhënies dhe vlerësimit. Këto janë bërë me qëllim që metodat e mësimdhënies dhe vlerësimit t’i përshtaten ndryshimeve të shpejta teknologjike dhe të marrin parasysh implikimet e inteligjencës artificiale.